Fjalë Kyçe

Super lajm për Kosovën para sfidës ndaj Bullgarisë

Super lajm për Kosovën para sfidës ndaj Bullgarisë

Dy futbollistët kyç, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu, u janë bashkuar pjesës tjetër të grupit në stërvitjet e sotme.

Ky lajm sigurisht është i mirëseardhur për trajnerin Challandes, pasiqë të dy janë lojtarë bazë në formacionin e tij.

Ende nuk dihet nëse ata do të startojnë nga minuta e parë, por me gjasë do të jenë të disponueshëm për takimin e së hënës.

Të hënen Kosova fillon rrugëtimin e kualifikimeve për Euro 2020, ndërsa bën pjesë në Grupin A, së bashku me Anglinë, Bullgarinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi.