Fjalë Kyçe

Super makinës i thyhen xhamat në prezantim, ja dështimi i madh me “bishën” (FOTO)

Super makinës i thyhen xhamat në prezantim, ja dështimi i madh me “bishën” (FOTO)

Aksionet e “Tesla”-s ranë më shumë se 6 për qind pas dështimit në prezantimin e modelit të ri të makinës “Cybertruck”.

Kryevepra dhe revolucioni i radhës i “sjellë në jetë” nga gjigantët e prodhimit të makinave elektrike, pretendohej se ishte e “pashkatërrueshëm”.

Megjithatë, gjatë prezantimit nga Elon Musk mbi “Cybertruck” u bënë prova të ndryshme për të vërtetuar fortësinë e makinës, por testi i dritareve rezultoi jashtë pritshmërive, me automjetin që përfundoi me xhama të krisur.

Forbes shkruan se pas këtij momenti të “sikletshëm”, Elon Musk humbi 768 milionë dollarë, nga pasuria e tij që llogaritet rreth 23.6 miliardë dollarë.