Java e 26-të në Ligën e Parë vazhdon me katër përballje shumë interesante në ditën e sotme, shkruan Gazeta alo.
Vëmendja pritet të jetë në Gjakovë ku Vëllaznimi e pret në shtëpi Vitinë për të vendosur përfundimisht se cila nga këto dy skuadra do ta sigurojë vendin e katërt të barazhit.
Interesante pritet të jenë edhe oërballjet e tjera të cilat nisin nga ora 15:30.
E diel
Vëllaznimi – Vitia
Dukagjini – Istogu
Arbëria – Vllaznia e Pozheranit
Drenasi – Bashkimi i Koretinit
E shtune
2 Korriku – Vushtrria 4:0
Ramiz Sadiku – Besa 2:1
Fushë Kosova – Kika 2:0
Onix – Trepça 1:2