Fjalë Kyçe

Super sulmuesi Kastriot Rexha flet për finalen, KF Feronikeli – FC Santa Coloma

Super sulmuesi Kastriot Rexha flet për finalen, KF Feronikeli – FC Santa Coloma

Kampionët e Kosovës, do të përballen me skuadrën Santa Coloma, në finalen e fazës preliminare të Ligès së Kampionëve.

Sulmuesi i njohur i skuadrës së Feronikelit, Kastriot Rexha, ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, para kësaj sfide jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Për ne është shumë me rëndësi ta fitojm këtë ndeshje në mënyrë që të fitojm këto parakualifikime dhe të tentojm të arrijm sa më shumë”, ka thënë bomberi i Superligës.

Rexha më tej ka thënè se, shpreson dhe beson që Feronikeli do të tregoj lojë edhe më të mirë dhe në fund të shënoj fitore.

KF Feronikeli – FC Santa Coloma do të luhet ditën e premtë (28 Qershor 2019), nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.