Fjalë Kyçe

Superkompjuteri zhgënjen tifozët e Liverpoolit me parashikimet e tij

Superkompjuteri zhgënjen tifozët e Liverpoolit me parashikimet e tij

Pas humbjes së Liverpool ndaj Southampton me rezultat 1-0, gara për titullin e Premierligës është bërë akoma më interesante.

Tani, Manchester United është me pikë të barabarta (33) sikurse Liverpoool, mirëpo ata gjithashtu kanë një ndeshje më pak, transmeton lajmi.net.

Një superkompjuter ka parashikuar tani që Manchester City do të jetë triumfues në fundin e Premierligës dhe do ta fitojë titullin.

Këta të fundit, janë të pozicionuar në vendin e 5-të me 29 pikë, mirëpo me dy ndeshje më pak.

Pas, Cityt, në vendin e dytë do të jenë Liverpool, ndërsa top 4-shja do të mbyllet me Tottenham dhe Manchester United.

Sipas superkompjuterit, nga liga do të largohen Fulham, West Brom dhe Sheffield United.