Ballkani dhe Gjilani do të zhvillojnë sot ndeshjen e parafundit të elitës së futbollit kosovar për stinorin vjeshtor.
Ballkani e pret Gjilanin në shtëpi në një ndeshje interesante ku të dy ekipet kërkojnë pikët maksimale nga 90 minutat e ndeshjes, shkruan lajmi.net.
Pas humbjes ndaj Prishtinës, Ballkani kërkon këndelljen në këtë ndeshje në mënyrë që të kalojë Dritën në renditjen tabelare dhe që përkohësisht të marrë kreun e tabelës.
Gjilani në anën tjetër, kërkon tri pikë në mënyrë që të mbetet brenda zonës së tabelës që siguron një biletë për garat evropiane.
Ndeshja fillon nga ora 12:30.
Ndeshja që e mbyllë stinorin vjeshtor do të jetë ditën e nesërme midis Prishtinës dhe kreut aktual të tabelës, Dritës.