Fjalë Kyçe

Superliga e Kosovës, Drita sot luan kundër Llapit

Superliga e Kosovës, Drita sot luan kundër Llapit

Sot do të fillojë stinori pranveror i Superligës në futboll, ku në program është xhiroja e 19-të.

Ndeshja më interesante e javës luhet në Gjilan, aty ku Drita e pret ekipin e Llapit.

Të dy ekipet kanë nga 34 pikë në pozitat dy e tre. Në pesë ndeshjet e fundit në elitë, bilanc më të mirë kanë llapjanët me katër fitore e një humbje, derisa të kaltrit nga Gjilani, tri fitore e dy humbje.

Në duelet direkte, dominon Drita me dy fitore.

Përveç këtij takimi, sot zhvillohet edhe sfida mes Fushë Kosovës e Gjilanit.

Të kuqtë nga Gjilani janë të tetit në tabelë me 18 pikë, tetë më shumë se Fushë Kosova e një vendi më poshtë.

Në pesë sfidat e fundit, Fushë Kosova nuk e ka fituar as edhe një pikë të vetme, derisa Gjilani katër sosh.