Qeveria e Kosovës ka marrur vendim për lehtësimin e masave edhe në aspektin sportiv.
Fjala bëhet për lejimin e tifozëve apo rikthimin e tyre në stadiume, shkruan lajmi.net.
Qeveria sot ka lehtësuar masat, ku njëra nga lehtësimet është edhe prania e tifozëve në stadiume nga sezoni i ardhshëm në Superligë.
Në vendimin e Qeverisë thuhet se në hapësirat e mbyllura duhet të shfrytëzohet 5% e kapacitetit ndërsa në hapësirat e jashtme stadiumet mund të shfrytëzojnë deri në 15% të kapacitetit të tyre të plotë.
Vendimi i plotë i Qeverisë ende nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.