Fjalë Kyçe

Superliga Evropiane, reagon edhe presidenti i Francës

Superliga Evropiane, reagon edhe presidenti i Francës

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka përshëndetur qëndrimin e kampionit francezë Paris Saint-Germain për mos përfshirje në Superligën Evropianë të krijuar nga 12 klubeve nga Italia, Anglia dhe Spanja.

Presidenti Macron thotë se është i kënaqur që PSG, të cilët janë të dytët në Ligue 1, nuk ishin në mesin e 12 anëtarëve themelues të kësaj gare të re.

“Presidenti mirëpret pozicionin e klubeve franceze që refuzuan të marrin pjesë në një projekt që kërcënon parimin e solidaritetit dhe meritës sportive.”, tha një zëdhënës i qeverisë franceze për “RMC”.