Fjalë Kyçe

Superliga: Këto janë rezultatet e dy sfidave të zhvilluara sot

Superliga: Këto janë rezultatet e dy sfidave të zhvilluara sot

Kanë përfunduar dy përballjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.

Kryendeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 0:2.

Golat i shënuan Shillova dhe Krasniqi.

Ndërsa në takimin e zhvilluar në Prizren Liria ka pësuar humbje nga Feronikeli po ashtu me rezultatin 0:2.

Të dy golat i ka shënuar Kastriot Rexha. /GazetaAlo