Fjalë Kyçe

Surpriza mahnitëse që iu bë sot fëmijëve të prekur me sëmundje malinje në QKUK

Surpriza mahnitëse që iu bë sot fëmijëve të prekur me sëmundje malinje në QKUK

Në repartin e Hemato-Onkologjisë pranë Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, gjatë ditës së sotme është organizuar një befasi e këndshme për fëmijët të cilët janë të shtrirë në këtë repart e që ankojnë kryesisht nga sëmundjet malinje.

Disa vullnetarë të Klubit Alpin Prishtina janë lëshuar me litarë nga ndërtesa e Klinikës Pediatrike të veshur me veshje t e karaktereve që më së shumti i pëlqejnë fëmijët si babadimër, spidërman, e supremen.

Këto personazhe u kanë ndarë dhurata fëmijëve të shtrirë atë klinikë.