Fjalë Kyçe

Surroi: Kemi funksionim të shtetit gati feudal, partitë politike sillen si feude

Surroi: Kemi funksionim të shtetit gati feudal, partitë politike sillen si feude

Publicisti Veton Surroi në emisionin Desku ka thënë se kemi një funksion të shtetit gati feudal, e partitë politike sillen si të tilla.

“Ne kemi pas dhe ende kemi një funksionim të shtetit gati feudal në të cilin partitë politike sillen si feude të cilat mundohen të kapin diçka, të zaptojnë një pjesë të Ministrisë, një pjesë të ndërmarrjeve publike, një pjesë të kësaj dhe të asaj”, ka thënë Surroi.

Surroi ka shtuar se kjo e çon garën politike në garë për resurse publike.

“Kështu që kjo ndikon negativisht sepse ne fund e tërë gara politike zhvillohet për të futur militantët brenda, për të punësuar kushërinjtë, të afërmit, ata që janë të një krahine etj”, ka thënë Surroi.