Publicisti dhe shkrimtari, Veton Surroi, e ka cilësuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit si një revolucion zgjedhor. Sipas tij, LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës.
Ky është postimi i plotë i Surroit:
• Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet.
• LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës.
• LVV së bashku me partitë e tjera të spektrit politik që morën votën e qytetarit të Kosovës janë para një sfide dhe shansi për ndërtimin e një koncensusi të ri për Kosovën si shtet funksional, demokratik e anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.