Publicisti Veton Surroi ka shkruar se Posta dhe Telekomi i Kosovës e ka futur Z-Mobile në biznesin e vet me zero euro investim, derisa në emër të këtij investimi Z-Mobile, merr 72% të të hyrave nga numrat e vet.
PTK e ka për obligim t’ia paguajë 26 milionë euro dëmshpërblim Z-Mobile të Blerim Devollit, nga ku rrezikohet të mbesin pa punë mbi 3000 punëtorë.
Një kronologji të asaj që ka ndodhur deri tani në mes të PTK’së dhe Z-Mobile, ka e dhënë edhe Surroi, i cili këtë formë të shkatërrimit të PTK’së e quajti model të gjarprit.
Shkrimi i plotë:
Modeli i Gjarpnit për shkatërrim:
PTK e fut Z-Mobile ortak në biznes të vetin me 0 euro investim në PTK.
Në emër të këtij investimi Z-Mobile merr 72 për qind të të hyrave nga numrat e vet.
PTK ka obligim që të punojë për Z-Mobile dhe të marrë 28 për qind të të hyrave .
Tash PTK ka obligim që t’i paguajë edhe 26 milionë euro dëmshpërblime në emër të kontratës me të cilën Z-Mobile premtoi se do të bëjë 0 euro investime në PTK e PTK premtoi se do të bëjë gjithçka duhet për Z-Mobile.
Hapi i ardhshëm logjik është që PTK të shitet në emër të borxhit.
Dhe hapi i ardhshëm logjik pastaj do të ishte që blerësit e PTK të kenë afërsi gjarpërore.