Fjalë Kyçe

Sushiç “Historia që do të jem trajneri i Shqipërisë nisi në kafene”

Sushiç “Historia që do të jem trajneri i Shqipërisë nisi në kafene”

Trajneri boshnjak Safet Sushiç është një ndër emrat e shumtë të listës së kandidatëve të mundshëm që mund të marrin drejtimin e ekipit Kombëtar, pas largimit të Christian Panuccit.

Në një intervistë për “Radiosarajevo.ba”, 63-vjeçari veç të tjerave foli edhe për zërat që e lidhin atë me stolin e kombëtares shqiptare.

Sipas Sushiç historia që ai do të jetë trajneri i kuqezinjve, është vetëm një histori dhe asgjë më shumë.

Boshnjaku zbulon se nuk ka pasur asnjë kontakt direkt me drejtuesit e FSHF-së, teksa gjithçka ka filluar duke folur me mikun e tij, Edvin Murati, me të cilin pi kafe çdo mëngjes.

“Historia që do të jem trajneri i Shqipërisë është vetëm histori, asgjë më shumë. Me drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk kam pasur asnjë kontakt direkt, por gjithçka ka filluar duke folur me një nga miqtë e mi që luante për Shqipërinë dhe me të cilin pi kafe çdo mëngjes. Nuk mendoj se ka gjë tjetër për të thënë përveç kësaj”, deklaroi Sushiç për “Rradiosarajevo.ba”.