Fjalë Kyçe

Suspendohen tre mjeke që në kohën e pandemisë sabotuan punën në Lipjan

Suspendohen tre mjeke që në kohën e pandemisë sabotuan punën në Lipjan

Komuna e Lipjanit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka suspenduar nga puna tre mjeke në Qendren e Mjekësisë Familjare në fshatin Janjevë.

Ky vendim është marrur nga Drejtoresha e Shëndetësisë së kësaj komune, Merita Bytyçi.

Insajderi ka kontaktuar me Agim Krasniqin, drejtorin e QMF-së në Lipjan. Ai ka treguar se arsyje e suspendimit ka ardhur si pasojë e neglizhencës së këtyre tri punëtorëve shëndetësore.

Sipas tij, ato nuk kanë qenë në punë, gjatë kohës së orarit.

Njoftimi i plotë i Komunës së Lipjanit:

NJOFTIM

Me vendim të Drejtoreshës së Shëndetësisë, Dr. Merita Bytyqi janë suspenduar nga puna, Dr. O.Sh, motra Medicinale M. Z, dhe dhe punëtorja H.B, në QMF-Janjevë

Ky suspendim është marr për shkak të mos respektimit të orarit të punës dhe mos përfilljes së situatës emergjente të shëndetit publik të shpallur nga Qeveria Kosovës dhe përkundër faktit të janë dërguar vërejtje të shumta nga menagjmenti i QKMF-së në Lipjan.

Të njëjtit nuk kanë përfillur situatën dhe kanë sabotuar situatën dhe detyrat e punës.

Në vendim thuhet se të tre janë suspenduar përkohësisht deri sa të merret vendimi nga ana e komisionit disiplinor.