Fjalë Kyçe

Suspendohen tre zyrtarë policorë në Pejë, nuk respektuan masat kundër COVID-19

Suspendohen tre zyrtarë policorë në Pejë, nuk respektuan masat kundër COVID-19

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë policorë në Pejë – pasi të njëjtit janë parë duke frekuentuar një kafene pas orës 19:00 kështu duke shkelur rregullat antiCOVID.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Pas publikimit të një qytetari, policët nuk e kanë respektuar orarin antiCOVID dhe ndaj të njëjtëve me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës, është marr vendimi për suspendim. Vlen të ceket se policët e suspenduar janë praktikantë”, tha Rugova

Rugova mes tjerash bëri të ditur se pastaj është suspenduar edhe mbikëqyrësi i tyre