Ministria e Drejtësisë e ka suspenduar Burim Buleshkajn, ushtruese detyrës i burgut të Sigurisë së Lartë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zyra e ministres së Drejtësisë.
Nga pozita e komandantit të Njësisë Speciale është suspenduar edhe Amir Gërguri.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Vendimet kanë ardhur pas ndejës për të cilën në të cilën kishin marrë pjesë Buleshkaj dhe Gërguri – e ku shihej edhe vëllau i Presidentit, Nazmi Thaçi si dhe dy persona të dyshuar për lidhje me krimin: biznesmeni Blerim Potera dhe Bedri Mustafa, vëllau i komandant “Remit”.