Fjalë Kyçe

Sutton godet keq Grezdën: Vlen vetëm 20 paund

Sutton godet keq Grezdën: Vlen vetëm 20 paund

“Rangers ka bërë një goditje të mirë me Eros Grezdën, pasi ai është një lojtar që do të vlejë 20 milionë paund”, u shpreh trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, pas transferimit të sulmuesit të Shqipërisë në ishullin britanik.

Takimi derbi ndërmjet Rangers dhe Celtic ka bërë që shumë protagonistë të flasin dhe të rrisin tensionin përpara kësaj sfide.

Ish-sulmuesi i Celtic-ut, Chris Sutton, ka folur në lidhje me situatën e Steven Gerrard dhe ka dhënë parashikimet e tij për ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit skocez.

“Mendoj se presioni është në krahun e trajnerit Gerrard, pasi ka humbur dhe derbin e parë dhe nuk i falet që të humbasë në shtëpi ndaj Celtic-ut, duke parë dhe tabelën e klasifikimit”.

Ai ka lëshuar një deklaratë të fortë dhe për gjakovarin, Grezda. “Eros Grezda për shembull ka qenë pak a shumë një fatkeqësi. Trajneri i Shqipërisë, Panucci, tha se ai është një lojtar që do të vlej 20 milionë paund, por mendoj se ai e ka pasur për 20 paund”, kjo ka qenë deklarata e fortë që rivali i Rangers ka lëshuar për Grezdën.