Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kanë vizituar dy pikat kufitare në veri, në Jarinjë dhe Bërnjak.
“Angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme”, ka thënë Sveçla, njofton Klankosova.tv.
“Vizitova dy pikat kufitare në të cilat po vijon poashtu zbatimi i marrëveshjeve”.
Sveçla theksoi se mbesin të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë.