Fjalë Kyçe

Sveçla për sulmin e fundit: Gjendja shëndetësore e policëve është e mirë, isha te vendi ku ndodhi sulmi

Sveçla për sulmin e fundit: Gjendja shëndetësore e policëve është e mirë, isha te vendi ku ndodhi sulmi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot ka vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla tha se sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kanë mbyllur.

Mirëpo, ministri shtoi se gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.

“Në orët e hershme të mëngjesit, nga grupe kriminale janë sulmuar me mjete shpërthyese veturat e policisë kufitare. Sulmi ka ndodhur derisa zyrtarët policor po kontrollonin në rrugët e kontrabandës të cilat i kemi mbyllur.

Gjendja shëndetësore e zyrtarëve policor është e mirë dhe nuk ka dëme materiale.

Sot kam vizituar pikat kufitare Jarinje e Bërnjak, Shaptej vendi ku ka ndodhur sulmi i mbrëmshëm, si dhe në Izvor e Trebickë, ku Policia jonë kufitare mbikqyrë bllokimin e rrugëve ku më herët është zhvilluar kontrabanda. Përkundër 5 sulmeve të njëpasnjëshme që kanë ndodhur ndaj zyrtarëve policor, puna e tyre po vazhdon me intensitet të njejtë e me vigjilencë të shtuar.

Vazhdojmë bashkë e me përkushtim maksimal që të luftojmë çdo grup kriminal që me aktivitete ilegale cënojnë sigurinë e vendit tone”, shtoi ai.