Fjalë Kyçe

Sveçla: Presidenti Thaçi tha urdhër për dëbimin e shtetasve turq

Sveçla: Presidenti Thaçi tha urdhër për dëbimin e shtetasve turq

Komisioni Hetimor për dëbimin e shtetasve turq ka miratuar sot draft-raportin e punës.

Sipas kryetarit të Komisionit, Xhelal Sveçla, nga ky raport del se ishte pikërisht presidenti Thaçi akteri kryesor në këtë operacion.

Sveçla tha tutje se ky raport do t’i shkojë Kuvendit dhe prokurorisë së shtetit, ku edhe i ka ftuar të dyja këto institucione që t’i shfrytëzojnë kompetencat e tyre.

“Ky raport tash do i shkoj seancës plenare për diskutim dhe prokurori që e ftojmë me i shfrytëzuar në maksimum kompetencat prokuroriale. Presidenti i vendit është përpjekur me devijuar punën e komisionit sepse e ka ditë se kur debati fokusohet në substancë ata nuk mund të fitojnë”, tha ai.

Sipas Sveçlës, të gjitha akuzat e presidentit për ekspertin e pavarur janë zhdukur kur puna është koncentruar në substancë të të gjeturave.

Sveçla tha se të hënën për 8 orë është mbledhur komisioni bashkë me ekspertin për të mbrojtur raportin. Ai tha se të gjitha akuzat ndaj ekspertit kanë rezultuar të kota.

“Refuzimi i disa dëshmitarëve kanë penguar procesin nga presidenti e deri tek niveli më i ulët. Raporti u votua edhe me vota të pozitës që ishin të gatshëm për të votua”, tha ai.

Ndërkohë, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se raporti do të ishte më i plotë nëse dëshminë do ta jipte edhe presidenti Thaçi.

Kjo ngase sipas tij dihet që prapa këtij operacioni qëndron ai.