Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje të reja sot lidhur me sulmin terrorist të ndodhur më 24 shtator në Banjskë të Zveqanit.
Në një konferencë për media së bashku me kryeministrin Kurti, ministri Sveçla ka potencuar se sulmi terrorist ishte i mbështetur e përkrahur nga strukturat shtetërore serbe dhe qëllimi kryesor ishte aneksimi i veriut të Kosovës
“Deri më tash janë tri konstatime të pakontestueshme rreth këtij sulmi , të cilat çdo herë e më shumë janë përforcuar gjatë zhvillimit të hetimeve. E para qëllimi i Serbisë e sulmi i grupit terrorist ishte që të aneksohet veriu i vendit tonë. Poashtu grupi terrorist është mbvështetur, përkrahur urdhëruar dhe ka lidhje direkte me struktururat shtetërore të Serbisë. Grupi terrorist është ushtruar dhe përgatitur për sulm në poligonet e rregullta dhe të kontrolluara të ushtrisë së Serbisë dhe është furnizuar me armatim ushtarak nga depot e saj”, tha Sveçla.
Sveçla ka dhënë detaje të reja lidhur me sulmin, duke publikuar edhe fotografi e fakte se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.
Ai ka deklaruar se Policia e Kosovës ka qenë e vëzhguar nga terroristët përmes dronëve, ku ka publikuar edhe disa fotografi.