Fjalë Kyçe

Sveçla tash vihet në ndjekje të Pacollit

Sveçla tash vihet në ndjekje të Pacollit

Ushtruesi i detyrës së minsitrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se vizita e presidentit të vendit, Hashim Thaçi në Shqipëri, nuk ka qenë në bazë të protokollit dhe se nëse ai ka qenë i shoqëruar nga deputeti i Kosovës, Behgjet Pacolli rrugës së kthimit nga Shqipëria, është i obliguar të nënshtrohet rregullave të karantinimit.

“Mbrëmë vonë jam informuar se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kaluar kufirin rreth orës 18:00 dhe është kthyer në ora 19:00. Presidenti është ulur përpara përkundër rregullave të sigurisë, ndërsa prapa nuk kanë mundur të shohin nëse është dikush, për shkak të xhamave të zi, ndërsa është shoqëruar me vetëm një veturë në të cilën ka qenë vetëm shoferi”, tha Sveçla gjatë konferencës për medie.

“Nëse vërtetoret që Presidenti ka qenë i shoqëruar nga zotëri Pacolli, obligohet që t’i nënshtrohet rregullave të karantinimit”, tha Sveçla.

“Ne i kërkojmë zotëri Pacollit të lajmërohet menjëherë, sepse nëse shfaqet brenda territorit të Kosovës, në ndonjë moment të caktuar, atëherë policia e Kosovës është e detyruar të ndërmarrë masat”, tha Sveçla.