Linja e njohur ajrore zvicërane, Swiss do të anulojë së shpejti rreth 100 fluturime të planifikuara për korrik dhe gusht
Krejt kjo do të ndodhë për shkak të mungesës së stafit. Linjat e prekura janë kryesisht të Evropës, por edhe fluturimet e largëta, psh San Francisco.
Klientët e prekur nga linjat e dështuara janë informuar me email, njofton kompania. Meqenëse Swiss tani po anulon këto fluturime, një pjesë e udhëtimeve do të kryhen nga kompania simotër Austrian Airlines, shkruan Indeksonline.
Oliver Buchhofer, Shefi i Operacioneve në Swiss ka thënë se pandemia ka lënë krizë të madhe ekonomike tek kompania dhe Swiss po përballet me mungesë të madhe të stafit.
Nuk dihet ende nëse fluturimet e Swiss mund të prekun diasporën shqiptare në Zvicër