Sipas tij, mbrojtja nga kjo pandemi për momentin varet nga sjelljet individuale deri në kohën kur shkencëtarët ta zhvillojnë vaksinën.
Syla thotë edhe se tani është koha që të shtohen aktivitetet në zbulimin e rasteve dhe kujdesin për pacientët; të sigurohen hapësira të mjaftueshme në spitale, pajisje dhe mbrojtje adekuate për profesionistët shëndetësorë.
Ai ka deklaruar se duhet të ketë një kujdes të veçantë në parandalimin e përhapjes së infeksionit brenda institucioneve shëndetësore dhe infektimit të stafit shëndetësor.