Fjalë Kyçe

Sylë Tahirsylajt tregon se deri kur do të vazhdoj të bie borë në vendin tonë

Sylë Tahirsylajt tregon se deri kur do të vazhdoj të bie borë në vendin tonë

Meteorologu Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur se reshjet e borës do të vazhdojnë në vendin tonë.

Ai ka bërë të ditur se borë do të bie edhe sot e nesër, por edhe ditën e hënë.

“Deri ditën e hënë kemi mot jo stabil, do ketë reshje të borës edhe sot e nesër në mesdite. Temperatura minimale do të jetë minus 10. Nga e hëna sërish do të bie bore, do të zgjat 2-3 ditë, që është lajm i mirë për mbjelljet vjeshtore dhe për rritjen e ujerave”, ka thënë Tahirsylaj për T7

Ai ka thënë se temperaturat javën e ardhshme do të shkojnë deri minus 8 gradë.