Kryetari i Federatës së Pensionistëve të Kosovës, Sylejman Krasniqi, ka thënë se e mirëpresin vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve.
Ai ka deklaruar se kjo nuk është një mjaftueshme për nevojat që ka kanë ata.
“Ky vendim i rritjes është mirëpritur, sidomos tek ata që marrin ndihma sociale. Kjo është mirëpritur pasi është një rritje e përhershme, është një rritje e mirë, mirëpo kjo nuk është e mjaftueshme”.
“Kjo është kategoria më e ulët e pensionistëve, po presim se do të bëjnë një kategorizim tjetër për të gjitha pensionet, edhe për kontributdhënësit edhe për këta të moshës”.
“Një herë për një herë nuk presim se do të ketë një rritje tjetër derisa të rimëkëmbet ekonomia, por në të ardhmen duhet të ndërmerret diçka për pensionet”,ka thënë Kraniqi në klankosova.