Ish- Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjenerali Sylejman Selimi, i cili është duke vuajtur dënimin me burg, është dërguar në spital.
Burime të portalit Kallxo.com thonë se i njëjti sonte është dërguar në spital, por pa dhënë detaje se për çka është dërguar për trajtim mjekësor.
Kujtojmë se më 24 maj 2013 ishte arrestuar gjeneral Sylejman Selimi dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 dhe ishte dënuar më 6 vjet burg.
Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.