Simulimi ushtarak i klimave në Lindjen e Mesme apo Azinë qendrore e ka lënë ushtrinë amerikane disi të papërgatitur për klimën e temperaturave nën zero si klima ruse apo koreano-veriore.
Në fillim të vitit ushtria e SHBA ka nisur manovrat për pajisjet dhe operacionet në temperatura nën zero.
Zhvillimi vjen në një kohë kur SHBA thotë se kundërshtarët strategjikë të saj si Rusia dhe Korea e Veriut gëzojnë avantazh të theksuar në aspektin e kushteve dimërore. Koloneli amerikan Daniel Bryan tha: “Ne nuk dëshirojmë që të biem në letargjinë e dimrit, duhet të jemi fizikisht e mendësirsht të përgatitur”.
Mes pajisjeve që forcat tokësore të SHBA do të marrin për këtë janë dorezat e pranueshme për ekranet me prekje si dhe veshjet rezistuese ndaj ujit në temperatura të ulëta. Rreth 2800 sete skiatorësh do të shpërndahen në forcat e NATO-s si për shpërndarjne e snajperëve ashtu dhe për misionet e zbulimit të marinsave. Komplete të gjera skiatorësh do të jepen për stërvitjen e efektivëve pa eksperiencë.
Më herët Marina e SHBA kërkoi doreza e kapuçë për të ftohtët ekstrem, të cilat të funksionojnë me ekranet dixhitalet të prekjes. Materialet e reja do të testohen fillimisht në bazën e Norvegjisë ku ka kushte të ngjashme klime.
Komandanti i marinsave General Robert Neller, në lidhje me aftësitë e reja tha: “Shpresoj të jem i gabuar por tashmë fokusi i ri nuk është më në Lindjen e Mesme por te Paqësori verior dhe Rusia. Kundërshtarët strategjikë të SHBA, Kina, Rusia e Korea e Veriut kanë zona të gjera për stërvitje në këto kushte.”