Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i indinjuar me vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të votuar Blerim Isufajn për kryeprokuror.
“Me gjithë thirrjet e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për të siguruar një përzgjedhje të drejtë, transparente dhe të bazuar në merita për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës e përmbylli procesin e përzgjedhjes duke shpërfillur këto parime.Jemi të habitur dhe të zhgënjyer me këto veprime të KPK-së”, ka shkruar Szunyog, në një postim në Twitter.
Despite the EU's continued calls to ensure a fair, transparent and merit-based selection of Chief State Prosecutor, Kosovo Prosecutorial Council concluded the selection process disregarding these principles. Surprised & disappointed with the KPC’s actions.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 6, 2022