Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog ka vizituar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Szunyog ka thënë se kanë folur edhe për rëndësinë e verifikimit të fakteve në zbutjen e ndikimit negativ të dezinformatave si dhe për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.
“Së fundi, përgëzova Asociacionin për mbështetjen e tyre ndaj gazetarëve ukrainas dhe afganë”, ka theksuar ai.