Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka kërkuar më shumë punë e angazhim për marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së.
“Pas kësaj dite relaksuese, mund të vazhdojmë të punojmë për t’i bërë marrëdhëniet mes Kosovës dhe BE-së më të mira… Është mirë që qytetarët e Kosovës kanë të drejtë tani të udhëtojnë pa viza, por nëse nuk mund të udhëtoni mund të vini dhe të shihni diversitetin e BE-së këtu në Prishtinë”, ka thënë ai nga sheshi i Prishtinës në kuadër të aktiviteteve për Ditën e Evropës.
E, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur me shpresë për integrimin euroatlantik të Kosovës.
“Shpresoj, lutem që edhe Kosova shumë shpejt ta ketë një shtëpizë këtu, pra t’i bashkohet BE-së. Sepse ne faktikisht vetëm se jemi evropianë, edhe me sjellje edhe me kulturë edhe më të gjitha, kështu që e meritojmë që të jemi pjesë e saj”, ka thënë Rama.