Kanë përfunduar dy përballjet e javës së 18-të në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaAlo.
Kryendeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 0:2.
Golat i shënuan Shillova dhe Krasniqi.
Ndërsa në takimin e zhvilluar në Prizren Liria ka pësuar humbje nga Feronikeli po ashtu me rezultatin 0:2.
Të dy golat i ka shënuar Kastriot Rexha.
Pas javës së 18-të tabela e Superligës ka një lider të ri, ai është Feronikeli /GazetaAlo