Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Dy ndeshjet e sotme përfunduan me rezultat të njëjtë, Drita mposhti Prishtinën 2:0 dhe Ballkani Drenicën.
Pas 26 xhirove, Ballkani vazhdon të prijë, duke e rritur distancën me ndjekësit tjerë.
Suharekasit prijnë me 54 pikë, pesë më shumë se Gjilani dhe tetë më shumë se Drita, përcjell express. Në vendin e katërt gjendet Llapi me 41 pikë, pesë më pak se Drita që zë vendin e fundit që dërgon në garat evropiane.
Malisheva tani pozicionohet e pesta me 33 pikë, kurse një më pak kanë Prishtina dhe Drenica në pozitat gjashtë dhe shtatë.
Dukagjini gjendet në vendin e tetë që dërgon në play-out me 29 pikë, kurse dy vendet e fundit janë Ulpiana me 24 dhe Feronikeli me 12.