Fjalë Kyçe

Tahir Batatina i kundërpërgjigjet ashpër Afrim Muçiqit

Tahir Batatina i kundërpërgjigjet ashpër Afrim Muçiqit

Përmes profilit të tij në tij në “Facebook”, Tahir Batatina ka shkruar se inkuadrimi tij në botën e futbollit vjen pas pasionit dhe dëshirës së madhe, ndërkohë që tradita dhe morali i familjes së tij nuk i lejon askënd ta fyejë.

Për më tepër Batatina i ka përmendur Muçiqit lojërat e fatit si kocka dhe bixhozi, teksa ka deklaruar se është i pafat në krahasim me të në këtë aspekt.

Ky është postimi i plotë i Batatinës:

I nderuari Afrim Muqiqi, unë nuk vi nga një familje që i fyej njerëzit, nuk vi nga një familje pa moral, nuk i përkas një familje që luajm kock dhe as bixhoz. Për këtë e din opinioni i gjerë shumë mirë prandaj ndihem i lumtur dhe krenar para qytetarëve te vendit tim dhe shtetit tim.

Tek unë familja është primare pastaj janë dashamirët, shokët e rrethi ku jetoj dhe qytetarët e shtetit tim sepse e kam dëshmuar këtë qysh në moshën njëzet vjeçare.

I nderuar, kam punuar për 17 vite në një institucion të rëndësishëm, kam kontribuar dhe kam lënë gjurmë të ndershme aty duke edukuar, trajnuar dhe aftësuar oficer nënoficer dhe ushtarë prandaj ndihem krenar për kontributin tim.

Pasi kalova momentet më të mira të rinisë time në një institucion të besusheshëm vendosa që të jap kontribut edhe në jetën civile dhe në profesionin dhe pasionin tim dhe këtë ja arrita falë familjes miqëve, shokëve dhe dashamirëve të mi. Po bëhen 6 vite që e kanë vlerën e 60 viteve sepse i respektova dhe do ti respektoj dhe po me respektojn qytetarët e Llapit, Gollakut dhe të Kosoves për kontributin tim dhe familjes time në sport duke avansuar dhe duke ngritur nivelin e sportit në Kosovë dhe pikërisht futbollit. Një Kosovë e din se familja është nder dhe respekt prandaj këtë e ruaj duke i respektuar njerëzit.
E di i nderuar Afrim se tu kanë ngatërruar shumë gjëra që e din opinioni por pasi je vendas i imi të këshilloj që familja është primare pastaj vjen profesioni, futbolli dhe pasioni.

E vërtetë se e menagjoj një ndërmarrje të fuqishme por profesionistët e udhëheqin ndersa menagjimin e bëj unë dhe jam krenar për këtë sepse ne menagjojmë edhe 3 firma ne shtetet moderne dhe Evropiane por me nder dhe respekt duke i respektuar njerëzit, duke e ruajtur familjen dhe duke kontribuar për vendin.

E vërtetë se zëri nuk na shkon që të këndojmë, bixhozi jo, Kocka jo e as bastoret jo sikurse ty e këto ti fali për gjithë jeten ty.

E di e dhimshme ka qenë humbja juaj në Llap por ky është futbolli dhe kjo është bukuria e futbollit prandaj mos harro LLAPI kurr më nuk do të jetë vegël e askujt por do të jetë një klub i sinqert dhe serioz duke i mbrojtur ngjyrat dhe traditën e KF LLAPIT

Me respekt,
Mr. Sc i Shkencave Sportive
Tahir BATATINA