Trajneri i skuadres së Llapit Tahir Batatina ka një kërkes speciale para përballjes ndaj Dritës e cila luhet ditën e nesërme në Podujevë, shkruan Gazeta Alo.
Ky është publikimi i Tahir Batatinës:
“Neser kërkoj si asnjëherë më parë të gjithë i vogël e i madh, nxënës, stdudentë, profesorë, intelektualë, struktura politike dhe jo politike të bashkuar dua mbështetje për Klubin, për Qytetin, për djelmoshat e skuadrës që janë në gjendje të vdesin në fushë për ngjyrat e klubit, dua mbështetje për Kryesinë, për Stafin e skuadrës që neser nuk do të luajmë vetëm kunder një klubi por nesër një rival e kemi nê fushë dhe tre kundershtarë jashtë fushës.
Synimet e Llapit nuk mund t’i ndal as një skuadër që ka filluar të bashkohen kundër Llapit sepse duhet të gjithë ta dinë se as njëherë nuk kemi qenë më të bashkuar se në këto momente, që Qytetit të Podujeves ti sjellim trofe.
Nesër nga ora 15:30 kërkoj që qytetin ta kontrolloj vetëm policia për siguri ndërsa stadiumi “Zahir Pajaziti” të mbushtet me qytetar te Llapit dhe Gollakut.
Ne jemi një të bashkuar për LLAPIN KAMPION e ata që mendojnë se mund të vinë të me luftojnë kundër nesh si mercenar kanë gabuar se ne luftojmë për ngjyrat e klubit dhe Qytetin tonë të futbollit duke e kujtuar te pavdekshmin dhe Legjendën tonë, Fadil Vokrrin”, ka shkruar Batatina.
Dueli Llapi – Drita zhvillohet të shtunen me fillim nga ora 15:30.