Prishtina e ka mundur Llapin në takimin derbi të kësaj jave me rezultatin 1:0.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka quajtur ndarjen e drejtësis në takimin derbi të kësaj jave skandaloz, shkruan GazetaAlo.
“Referimi në këtë ndeshje ishte skandaloz. Futbollisti i Llapit, Veliu është dërguar me autoambulancë, ndërsa referi nuk e ndëshkon kundërshtarin as me karton të verdh. Penaltia ndaj skuadrës sonë nuk gjykohet. Ky është referim skandaloz” ka deklaruar Tahir Batatina. /GazetaAlo.