Fjalë Kyçe

Tahir Batatina ua mbyll dyert Plisave për “Zahir Pajaziti”

Tahir Batatina ua mbyll dyert Plisave për “Zahir Pajaziti”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar ashpër pas lajmit se pas ndeshjes ndaj Prishtinës janë therrur me thika disa tifozë, duke e cilësuar këtë si një skandal dhe prishje të imazhit të Kosovës.

Por, për fat të keq, një përleshje me thika mes tifozërive ka ndodhur pas ndeshjes në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Ndaj këtij incidenti ka reaguar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili në një prononcim për Gazetën Metro tha se kjo duhet të dënohet nga Federata e futbollit të Kosovës.

“Mendoj që është një skandal i cili nuk duhet të ndodhë dhe mendoj që është, dhe është shumë e pahijshme kur ndodhin përleshje mes tifozëve, sepse futbolli është futboll dhe ky skandal duhet të dënohet nga Federata e Futbollit të Kosovës, sepse ky nuk është imazh i mirë për futbollin e Kosovës, pasi skenarët e tillë nuk do të jenë të mirësëardhur” – ka thënë fillimisht Batatina.

Foto: Tahir Batatina duke drejtuar ekipin e Llapit në duel me Prishtinën
Ai ka shtuar se mikëpritja e tmerrshme të cilën i kanë bërë tifozët e Prishtinës këtyre të Llapit ka bërë që tifozët e Prishtinës nga sot e kanë humb të drejtën që të jenë pjesë e ndeshjes në Podujevë.

“Tifozët e Prishtinës nga sot e kanë humb të drejtën që të jenë pjesë e ndeshjes në Podujevë, për arsye sepse mund të ndodhë që të kenë probleme në të ardhmën, pasi sot tifozët e Prishtinës i kanë therë tifozët tanë pas përfundimit të ndeshjës, sepse tifozët janë tifozë, dhe pa marrë parasyshë kush fiton nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla” – ka deklaruar Batatina.

Ndryshe, Llapi tani ka mbetur prapa në garën për titullin kampion në Superligën e Kosovës. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina tani ka 69 pikë në pozitën e 3-të, me 5 pikë më pak se lideri, Feronikeli.