Fjalë Kyçe

Tahir Lushtaku dënohet para ndeshjes me Llapin

Tahir Lushtaku dënohet para ndeshjes me Llapin

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës ka shqiptuar dënimet për procedurat e inicuara nga java e fundit në IPKO Superligë.

KD ka dënuar trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtaku, me 750 Euro, ndërsa trajnerin e portierëve të Drenicës, Skënder Mustafa me katër muaj.

V E N D I M E

TAHIR LUSHTAKU; kryetrajner në klubin e futbollit “DRENICA “ nga Skënderaj me numër të ID kartelës; 010175M70, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje jo sportive – të gabuara drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të ndeshjes së javës së XXVII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – DRENICA e zhvilluar me datë 14.04.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; hyrje në fushë dhe kërcënim me ton të lartë drejtuar gjyqtarit kryesor; Fatmir Tahiri, po ashtu edhe prononcimet e tij për media në kundërshtim me kodin e etikës sportive duke akuzuar gjyqtarin), bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 3; DENOHET; në të holla në shumë prej; 700 euro (shtatëqind euro) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).

SKËNDER MUSTAFA; trajner i portierëve në klubin e futbollit “DRENICA” nga Skenderaj me numër të ID kartelës; 010189M66 në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit për sjellje josportive drejtuar gjyqtarit kryesor Fatmir Tahiri pas përfundimit të ndeshjes së javës së; XXVII-të të IPKO-SUPERLIGËS së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; DRITA – DRENICA, e zhvilluar me datë 14.04.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan (raportet zyrtare; pas përfundimit të ndeshjes futet në fushë, kërcënon dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor Fatmir Tahiri) bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5; DENOHET ; me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera në klub në kohëzgjatje për; 4 (katër) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KFF ” VIZIONI “ nga Ferizaj , në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar e komisionit, për mosudhëtim në zhvillimin e ndeshjes së javës së; XVIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve – femrat; KFF “MITROVICA” – KFF “VIZIONI” e paraparë për t’u zhvilluar në Mitrovicë, i shqiptohet masa disiplinore; VËREJTJE E FUNDIT./GazetaAlo