Skuadra e Drenicës e pret Llapin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj,në kuadër të javës së 28-të në IPKO Superligën e Kosovës.
Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, trajneri i skuadrës së Drenicës, Tahir Lushtaku.
“Pavarësisht që e dim se Llapi ka një skuadër të fortë, synimi jonë do të jetë fitorja dhe tre pikë” ka thënë fillimisht trajneri i Drenicës.
“E respektojmë Llapin por në fushë nuk njohim kundërshtar dhe kam besim të plotë tek lojtarëtt. Përkunder që do të jetë e vështirë, besoj se do t’ia dalim dhe të arrijmë tri pike të qetësisë” ka deklaruar për Gazetën Alo, trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku.
Drenica dhe Llapi do të përballen ditën e shtunë me fillim nga ora 15:00.