Fjalë Kyçe

Tahir Lushtaku flet për përballjen e madhe, Drenica – Feronikeli

Tahir Lushtaku flet për përballjen e madhe, Drenica – Feronikeli

Skuadra e Drenicës e pret Feronikelin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj,në kuadër të javës së 30-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, trajneri i skuadrës së Drenicës, Tahir Lushtaku.

“Sa i përket ndeshjës me Feronikelin do të jetë një ndeshje e vështirë e dim kualitetin që ka Nikli me lojtarë shumë të mirë në ekip, por ne do të mundohemi të japim maksiimumin” ka deklaruar fillimisht trajneri i Drenicës.

“Luajm para tifozëve tanë edhe pse kemi shumë mungesa për këtë ndeshje në skuadër si Arsen Sykaj, Arbios Thaqi dhe Nikollas Andru të cilët janë të lënduar si dhe kemi edhe tre lojtarë me kartona si T.Dajaku, D,Mustafa dhe Osman Mziu, por edhe përkundur kësaj shpresoj dhe kam besim të plot edhe te këta futbollist që nesër do të jenë titullar që do të japin më të mirën e mundshe” ka thënë Lushtaku.

“Jam optimist në një rezultat pozitiv ku tre pikë do të jene shumë të rëndësishme për këto ndeshjet e mbetura që të jemi më të qetë në përfundim të kampionatit”, ka deklaruar Tahir Lushtaku për Gazetën Alo.

Drenica – Feronikeli luhet nesër (e shtunë) me fillim nga ora 16:00.