Fjalë Kyçe

Tahir Lushtaku flet për sfidën ndaj Gjilanit

Tahir Lushtaku flet për sfidën ndaj Gjilanit

Skuadra e Drenicës e pret Gjilanin në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj,në kuadër të javës së 25-të në IPKO Superligën e Kosovës.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme ka folur ekskluzivisht për Gazetën Alo, trajneri i skuadrës së Drenicës, Tahir Lushtaku.

“Edhe pse do të jetë një përballje shumë e vështirë, edhe pse koha për përgatitje maksimale ka qenë e limituar, ne luajm për të vetmin qëllim tre pikë të fituara”, ka thënë fillimisht trajneri i Drenicës.

“Dihet se jemi me pikë të barabarta me Gjilanin, por ne jemi në përparsi sepse lujm si vendas dhe para tifozëve tanë”, ka deklaruar Lushtaku.

“Une jam optimist dhe kam besim të plot te futbollistët që në këtë ndeshje do të jenë të koncentruar maksimalisht dhe të japin më të mirën e mundshme nga vetja që të arrijm fitore dhe të jemi pak sa më të qetë në vazhdim të kampionatit”, ka thënë trajneri i Drenicës Tahir Lushtaku në një prononcim për Gazetën Alo.

Drenica – Gjilani luhet të mërkurën në Skenderaj me fillim nga ora 14:00. /Gazeta Alo