Fjalë Kyçe

Tahiraj drejt Kroacisë, e kërkon ky klub i madh

Tahiraj drejt Kroacisë, e kërkon ky klub i madh

Francesco Tahiraj është në fokusin e merkatos së janarit nga disa klube. Futbollisti shqiptar që luan për Aluminij, në ligën e parë të Sllovenisë, ka bërë paraqitje të shkëlqyera me klubin e tij në gjysmën e parë të sezonit.

Për këtë arsye intersi për sulmuesin shqiptar ka ardhur duke u rritur. Aktualisht, Hajduk Spliti është ekipi i parë që kërkon me ngulm futbollistin shqiptar.

Janë mediat kroate ato që kanë publikuar intersin e klubit të rëndësishëm në kampionatin vendas, që kërkon të afrojë futbollistin shqiptar. Vetë Tahiraj është i lidhur me një largim të mundshëm nga ekipi aktual në Slloveni, pasi futbollisti po kërkon të bëj hapin e madh të karrierës. Kontrata me Aluminij përfundon në fund të këtij sezoni, por një ofertë e kënaqshme financiare do ti bënte palët të uleshin në bisedime.

Ndërkohë, duke pasur parasysh performacën e lojtarit, skuadra e Aluminij ka kërkuar rinovimin e kontratës, duke futur dhe pika shtesë, të cilat do të përdoreshin më pas nga klubi për të përfituar sa më shumë nga shitja e kartonit të lojtarit.

Mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete, teksa skuadra e Hajdukut në Kroaci, ka bërë lëvizje për të afruar lojtarin gjatë këtij muaji. Nëse ky transferim do të kryhet, Tahiraj do të bëhej shok ekipi me Ardian Ismajlin dhe Hysen Memollën, që luajnë në këtë klub.

Interes për futbollistin shqiptar ka pasur edhe nga klubi i Olimpija po në Slloveni. 22 vjeçari, që pritet të grumbullohet me kombëtaren shqiptare në vijim, ka pasur paraqitje mbreslënese deri më tani me skuadrën sllovene, teksa ka shënaur 9 gola dhe ka asistuar në shumë të tjerë, raportojnë mediet shqiptare.