Fjalë Kyçe

Tahiri i PDK-së: Do të kundërshtojmë rritjen e pagave për deputetët, kryeministrin e ministrat

Tahiri i PDK-së: Do të kundërshtojmë rritjen e pagave për deputetët, kryeministrin e ministrat

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar draft-ligjin e pagave, i cili doli në publik sot.

Tahiri ka thënë se grupi parlamentar i PDK-së do të kundërshtojë çdo rritje pagash për kryeministrin, ministrat dhe deputetët.

“Nuk e di qëndrimin e Qeverisë Kurti, mirëpo si grup parlamentar i Partisë Demokratike pa dyshim që do ta kundërshtojmë fuqishëm edhe ngritjen e pagave edhe të deputetëve, kryeministrit, edhe të ministrave, sepse vendi ka hyrë në një krizë dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të kemi ngritje të pagave të strukturave të stafit politik në Republikën e Kosovës”, tha Tahiri në Kanal10.

Ndryshe, sot në media ka qarkulluar një draft i Ligjit të Pagave sipas të cilit do të ketë rritje rroge për kryeministrit.