Fjalë Kyçe

Tahiri: Kurti i lejoi korridor tërheqjeje Radoiçiqit, pasi u koordinua me të përmes Kusari-Lilës

Tahiri: Kurti i lejoi korridor tërheqjeje Radoiçiqit, pasi u koordinua me të përmes Kusari-Lilës

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po ankohet për Milan Radoiçiqin, por se vetë e ka lënë të lirë.

Tahiri ka thënë se Qeveria i ka pasur nën përcjellje lëvizjet e Radoiçiqit, por nuk ka reaguar.

“Albin Kurti vazhdon të ankohet për Radojçiqin, por ende nuk e ka sqaruar për publikun përse e la të lirë Radojçiqin më 24 shtator në Banjskë. Përmes dronit të institucioneve të sigurisë, kryeministri i ka përcjellur në kohë reale lëvizjet e Radojçiqit. Megjithatë, ai dhe banda e tij u lejuan të iknin dhe sot paraqesin rrezik serioz për sigurinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Tahiri ka shtuar se Kurti ishte koordinuar me Radoiçiqin më përpara.

“Në një anë, Albin Kurti vazhdon të manipulojë me sentimentin patriotik, kurse në anën tjetër i lejoi korridor tërheqjeje Radojçiqit, pasi ishte koordinuar me të muaj më parë përmes shefes së grupit të tij parlamentar”.

Kryeministri Kurti të shtunën ka zbuluar detaje nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë nga një grup serbësh të udhëhequr nga Radoiçiqi.