Fjalë Kyçe

Tahiri: Kush mendon se Vuçiqi do ta njoh Kosovën është naiv

Tahiri: Kush mendon se Vuçiqi do ta njoh Kosovën është naiv

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqi se nuk do ta njoh asnjëherë shtetësinë e Kosovës është vazhdimësi e provokimeve të tij që i bën në raport me Kosovën.

Ai ka thënë se secili njeri që mendon se Vuçiq do ta pranojë Kosovën është naiv.

“Në nuk merremi me të por me qëndrimin tonë si shtet, ne kemi parimet tona në dialogun me Serbinë, i kemi synimet tona strategjike për anëtarësim në NATO dhe ruajtjen e partneritetit me SHBA dhe BE-në. Kjo deklaratë çon porosi te BE që Vuçiq nuk është serioz në dialog dhe instrumentin e dialogut e ka për t’u dukur se e do paqen”, ka thënë ai

Ai ka thënë se kjo nuk duhet ta shqetësojë Kosovën.