Tahiri: Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar ekspertizën e rastit Dehari
Ministri në detyrë i Drejtësisë Abelard Tahiri, nëpërmjet një deklarate për media njofton se deri më tani nuk kanë marr ndonjë ekspertizë nga Zvicra në lidhje me rastin “Dehari”.
Deklarata e Tahirit vjen pas deklarimit të avokatit Tomë Gashi se Ministria e Drejtësisë e ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së Astrit Deharit nga Instituti Zvicëran.
“Deklarimet e avokatit Tomë Gashi, të shfaqura në publik, në lidhje me pranimin e Raportit përfundimtar të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit, nga Ministria e Drejtësisë, janë pretendime të pavërteta, tendencioze dhe absolutisht jo profesionale”, ka thënë Tahiri.
Sipas Tahirit asnjë dokument me çfarëdo përmbajtje që lidhet me rastin Dehari nuk ka arritur në adresë të Ministrisë së Drejtësisë.