Skitari kosovar Albin Tahiri ka përfunduar në pozitën e 37-të në garën e sllallomit në skijim alpin në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.
Tahiri përfundoi me kohë të përgjithshme 2:20.94 minuta, duke përfunduar 18:57 sekonda prapa fituesit Noel Clement të Francës.
Medaljen e argjendtë e fitoi austriaku Johannes Strolz, ndërsa të bronztën norvegjezi Sebastian Foss-Solevaag.
Skitari nga Shqipëria, Denni Xhepa përfundoi i 28-i, ishte nëntë sekonda më i shpejt se Tahiri.
Garën e sllallomit e përfunduan 45 garues.
Tahiri së bashku me Kiana Kryeziun përfaqësuan Kosovën në Lojërat Olimpike në Pekin.
Tahiri rezultatin më të mirë e arriti në kombinim ku doli i 15-i nga 17 garues sa e përfunduan garën. Në sllallom të madh ishte i 30-i, ndërsa në lëshim i 35-i nga 36 garues sa përfunduan garën.
Për Tahirin ishte paraqitja e dytë në Lojërat Dimërore. Garoi edhe në PyeongChang në vitin 2018.
Kiana Kryeziu ndërkohë përfundoi i 49-a në garën e sllallomit të madh. Ishte e fundit nga garueset që e përfunduan garën. Përfundoi 46.50 sekonda prapa fitueses Sara Hector nga Suedia. Ishte mbi 11 sekonda prapa garueses të parafundit, turkes Ozlem Carikcioglu.
Me garën e sotme të Tahirit, garuesit nga Kosova kanë mbaruar garat në Pekin.