Fjalë Kyçe

Tahiri premton bashkëpunim të plotë me mediat

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, ka thënë se ndër tiparet themelore të lirisë është shprehja e lirë.

Sipas tij, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, sot e gjen shoqërinë dhe mediat e Kosovës në një stad shumë më të avancuar, shkruan Gazeta Alo.

Por, pavarësisht kësaj Tahiri, thotë ende duhet punë, dialog, transparencë dhe respekt për të garantuar një ambient të sigurtë për funksionimin e mirëfilltë të këtij profesioni fisnik.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ministri Tahiri ka thënë se do të angazhohet për bashkëpunim të plotë me mediat.

Postimi i tij i plotë:

Kushti themelor i demokracisë është liria dhe ndër tiparet themelore të lirisë është shprehja e lirë. Nuk mund të ketë demokraci liberale pa liri të shprehjes. Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, sot e gjen shoqërinë dhe mediat tona në një stad shumë më të avancuar. Megjithatë na duhet ende punë, dialog, transparencë dhe respekt për të garantuar një ambient të sigurtë për funksionimin e mirëfilltë të këtij profesioni fisnik. Sot, i bashkohemi ndërgjegjësimit për mbështetjen e gazetarëve dhe mediave për punën e tyre të shenjtë, plotësisht të vetëdijshëm se ky ndërgjegjësim duhet të jetë përditshmëri e jona. Si Ministër i Drejtësisë dhe si pjesë e politikës aktive, do të angazhohem për bashkëpunim të plotë me mediat, si shtylla kyçe në mbrojtje të interesit publik të Republikës së Kosovës dhe shoqërisë tonë në përgjithësi. Informimi i drejtë, i saktë dhe në kohë, janë vlera të cilat kemi përgjegjësi t’i mbrojmë pa kompromis./Gazeta Alo/